VIDEO / Murinjo ka ndërtuar një makinë golash, Junajtid kalon pa probleme edhe Evertonin e Runit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 19:10

VIDEO / Murinjo ka ndërtuar një makinë golash, Junajtid kalon pa probleme edhe Evertonin e Runit

Mançester Junajtid u është bashkuar rivalëve të Mançester Sitit në kreun e renditjes së kampionatit anglez të futbollit, pas fitores së pastër 4-0 ndaj Evertonit të Uejn Runit.

runi mancester

Sulmuesi kthehej në “Old Traford” për herë të pare që nga momenti kur u largua nga aty si golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Junajtid. Por sot ai u largua i dëshpëruar nga stadiumi, duke parë se klubi e ka zëvendësues më së miri dhe se Murinjo ka të ka arritur të ndërtojë një makinë të mirëfilltë golash, edhe pse në fushë mungonin emra si Pogba apo Ibrahimoviç.

Një gol i shpejtë i Valencias, që në minutën e 4-t, i dha avantazhin Mançester Junajtid. Por ishte Evertoni i cili më pas krijoi më shumë lojë, si dhe raste, ndërsa u deshën disa pritje të De Geas për të ruajtur të paprekur katërkëndorin.

Kur dukej se Evertoni po i afrohej rrezikshëm golit të barazimit, vendasit zgjidhën gjithçka me anë të Mkhitarian në minutën e 83-të. Më pas Lukaku dhe Marsial vulosën rezultatin përfundimtar 4-0, që ngjiti Mançester Junajtid në kreun e renditjes, me pikë të barabarta me rivalët historikë të Sitit dhe me një golavarazh 16-2 pas 5 ndeshjesh, ndërsa Evertone  sheh veten në zonën e ftohtë të klasifikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"