VIDEO/ Momenti emocionues, ja cilët lojtarë të Kosovës U-21 kënduan me zë himnin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 19:03

VIDEO/ Momenti emocionues, ja cilët lojtarë të Kosovës U-21 kënduan me zë himnin e Shqipërisë

Një moment emocionues u regjistrua ditën e djeshme, para startit të sfidës mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kosova u21

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1, ndërkohë që në momentin e ekzekutimit të himnit shqiptar, disa lojtarë të Kosovës nuk nguruan të këndonin me zë këtë himn.

Bëhet fjalë për futbollistët Marlind Daku, Gëzim Pepsi, Krashnik Hajrizi  si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati, të cilët nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë, himnin shqiptar.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në tribunat e stadiumit, ku tifozët e dy skuadrave ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"