VIDEO/ Mjafton 1 gol për 3 pikë, Reali rimerr “timonin” e renditjes në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 0:01

VIDEO/ Mjafton 1 gol për 3 pikë, Reali rimerr “timonin” e renditjes në Spanjë

Real Madridi e shfrytëzon shumë mirë barazimin e Barcelonës kundër Selta Vigos 2-2 duke arritur të mundë minimalisht Espanjolin e vendit të fundit.
EboJZdEXsAEmHMf

Karim Benzema ishte “truri” i golit të vetëm të sfidës, duke nxjerrë një pasim perfekt për mesfushorin Kasemiro, i cili nuk fali para portës së katalanasve.

Tashmë, Reali ngjitet në krye të klasifikimit me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Pavarësisht, entuziazmit dhe serisë së rezultatete pozitive, Reali duhe të japë maksimumin pasi janë për t’u luajtur dhe 6 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

FT: ESPANJOL-REAL MADRID 0-1
Kasemiro 45′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"