VIDEO/ Minuta e nderimit për Mbretëreshën Elizabetë II, tifozët skocez prishin planet e federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 21:08

VIDEO/ Minuta e nderimit për Mbretëreshën Elizabetë II, tifozët skocez prishin planet e federatës

Skocia pret në “Hampden Park” Ukrainën në sfidën e Ligës së Kombeve dhe përpara fillimit të takimit, të gjithë të pranishmit në stadiumit të nderonin Mbretëreshën Elizabetë II e cila u nda nga jeta disa ditë më parë.

mbreteresha

Federata Skoceze e Futbollit kishte kërkuar që të gjithë të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për 1 minutë në mënyrë që të nderonin Madhërinë e Saj.

Vendimi se përse federata zgjodhi që të mos mbahej një minutë heshtje por të duartrokiteshin ishte e tillë që tifozët të mos vërshëllenin.

Gjithsesi kjo gjë nuk i ndali ata të bënin këtë gjë dhe gjatë duartrokitjeve, dëgjoheshin shumë mirë vërshëllimet e skocezëve.

Kjo gjë ka ndodhur dhe në ndeshjet e kampionateve në Skoci, ku tifozët e ekipeve kanë vërshëllyer gjatë minutës së heshtjes dhe gjithashtu kanë kënduar kore kundër Mbretëreshës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"