VIDEO/ Mesi bën liderin ndaj Australisë, Argjentina kualifikohet në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 0:06

VIDEO/ Mesi bën liderin ndaj Australisë, Argjentina kualifikohet në çerekfinale

Argjentina është skuadra e dytë çerekfinaliste e Botërorit 2022. Skuadrat latino-amerikane ka mundur sot 2-1 Australinë në një ndeshje të dominuar por që u komplikua në fund të sfidës.

mesi

Mesi dhe shokët e tij dominuan duelin, duke pasur kontrollin e topit, por duke mos ia dalë të gjenin të çara në prapavijën e ngjeshur të australianëve të cilët kishin menduar vetëm si të mbronin me forca të shumta. Ishte vetë Mesi ai i cili i dha frymëmarrje ekipit me golin e tij në pjesën e parë, duke ia bërë më të thjeshtë skuadrës vijimin e ndeshjes.

Në momentin kur australianët u munduan të reagonin në pjesën e dytë, erdhi një gafë e portierit Rajan i cili ia dhuroi topin argjentinasve me Alvarez i cili nuk gaboi duke e dërguar në rrjetë. Por ndeshja do të hapej përsëri nga një gjuajtje e devijuar e Guduin, që bëri më drithëruese fundin e saj.

Lautaro Martinez shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi dhe në fund Argjentina për pak sa nuk u ndëshkua nga Kuol. Por Emiliano Martinez ndali gjuajtjen e tij në minutën e 98, duke siguruar që Argjentina të kalonte në çerekfinalet e turneut ku e pret Holanda.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

ARGJENTINË-AUSTRALI 2-1
35′ Mesi, 57′ Alvarez / 77′ (ag) Fernandez

WhatsApp Image 2022-12-03 at 10.06.09 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Argjentinës.

90’+7’ Kuol humb mundësinë për të barazuar sfidën kur në minutën e fundit shtesë ndalet nga Martinez në dy kohë.

90’+5’ Nuk kanë fund sulmet argjentinase me Lautaro Martinez i cili gjen një përgjigje me këmbët të Rajan për të shmangur golin e tretë.

90’+3’ Mesi tenton të gjejë vetë golin e tretë, por gjuajtja e tij nga e djathta përfundon jashtë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Lautaro Martinez merr një pasim të artë nga Mesi por nga e majta fluturon topin shumë lart mbi traversë.

81’ E pabesueshme çfarë bën Behiç, i cili driblon mes lojtarëve argjentinas dhe arrin në zonë, por para portës sheh goditjen e tij të devijohet jashtë në momentin vendimtar.

77’ GOOOL AUSTRALIA! Gjuajtja e parë në portë sjell golin e australianëve, me një tentativë të Guduin që devijohet nga Fernandez dhe përfundon pas krahëve të portierit Martinez.

71’ Vjen momenti i Lautaro Martinez , i cili merr vendin e Julian Alvarez.

64’ Mesi tashmë duket i lehtësuar dhe provon një nga driblimet e tij të jashtëzakonshme duke marrë topin në gjysmëfushë e duke shkuar deri në zonën kundërshtare, por atje ndalet nga një ndërhyrje vendimtare që shmang një gol të pabesueshëm.

57’ GOOOL ARGJENTINA! Gabim i rëndë i portierit Rajan i cili mundohet të driblojë në zonë por humb topin dhe Alvarez nuk e ka të vështirë të shënojë.

53’ Një pasim i pasigurt mbrapa i krijon probleme portierit Martinez i cili detyrohet të shkelmojë topin në rivënie anësore.

50’ Mesi tenton përsëri portën në kufijtë e zonës, por rrëshqet në momentin e gjuajtjes dhe dërgon topin lehtë në duart e Rajan.

49’ Skaloni largon nga fusha Papu Gomez, duke aktivizuar Lisandro Martinez.

47’ Rrezikon Martinez në largimin e një topi dhe për pak i jep mundësinë australianëve të rrezikojnë portën e tij.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes,.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Argjentinës.  

45’ Jepen dy minuta shtesë.

41’ Argjentina nuk ngutet tashmë, duke qarkulluar topin për të hapur australianët të cilët po shtyhen më para, duke lënë hapësira për kundërsulme të rrezikshme.

35’ GOOOL ARGJENTINA! Mesi ia del të thyejë më në fund mbrojtjen e Australisë kur pas një goditje dënimi merr vetë topin në zonë dhe e dërgon në rrjetë.

29’ Panik në zonën argjentinase pas një goditje nga këndi të australianëve, por gjuajtja e Sutar ndalet nga Romero i cili spastron.

21’ Asnjë hapësirë në këto minuta në prapavijën australiane, me Mesi & Co. që nuk kanë parë asnjëherë portën për të tentuar të gjejnë golin.

17’ Papu Gomez tenton një gjuajtje nga e majta, por sfera kalon shumë larg katërkëndorit.

13’ Alvarez tenton shpërthimin në zonë, Sutar kontrollon gjithçka.

9’ Mbajtje e topit e plotë e Argjentinës, me australianët e rreshtuar pranë zonës së tyre të rreptësisë, duke bërë të qartë se do të mundohen të shmangin golat nga “Albiceleste”.

4’ Rast i diskutueshëm për argjentinasit pas një topi nga e majta dhe një prekje topi më dorë. Por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

1’ Nis dueli për një vend në çerekfinale.

FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Akunja; De Pol, Enco Fernandez, Mek Alister, Papu Gomez, Julian Alvarez, Mesi.

Australia: Rajan, Behiç, Degenek, Roulls, Sutar, MekGri, Moi, Irvajn, Bakus, Leki, Djuk.

fffffffff

WhatsApp Image 2022-12-03 at 8.34.34 AM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"