VIDEO/ Me të majtën apo me të djathtën i gjuan penalltitë Meta? Ja si i përgjigjet gazetarit të “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 15:20

VIDEO/ Me të majtën apo me të djathtën i gjuan penalltitë Meta? Ja si i përgjigjet gazetarit të “Panorama Sport”

Presidenti i Republikës Ilir Meta, organizoi mbrëmjen e djeshme një “fun club” për tifozët të cilët ndoqën ndeshjen Zvicër-Serbi. Pas ndeshjes, Meta realizoi një lidhje live nga presidenca me emisionin “Debati në Channel One”.

Meta dhe Skerdi

Veç të tjerave, gazetari i “Panorama Sport” Skerdilaid Sulozeqi, i cili ishte i ftuar në këtë studio e pyeti presidentin  se nëse do të gjuante një penallti dhe Shqipëria do të shkonte në Botëror, me cilën këmbë do ta gjuante penalltinë me të majtën apo me të djathtë. Përgjigjja e Ilir Metës ishte ekipe:

Meta

“Pyetja është tepër provokuese. Mbaj mend se kur ishim tifoza dhe ishim fëmijë të vegjël, luante Agim Murati. Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm që i bënte golat me kokë dhe zakonisht ishte një tifoz i njohur i Partizanit, që sa herë kishte një problem thoshte penallti arbitër, ta gjuaj Murati më kokë. Unë do preferoja më mirë ta gjuaja me kokë”, u shpreh Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"