VIDEO/ Mançester Siti tjetër fitore me vuajtje, përmbys rezultatin dhe blindon vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 19:15

VIDEO/ Mançester Siti tjetër fitore me vuajtje, përmbys rezultatin dhe blindon vendin e parë

Mançester Siti ka arritur një tjetër fitore të vuajtur ditën e sotme, në sfidën e javës së 15-të ndaj Uest Hem. Ekipi i Guardiolës e mbylli pjesën e parë në humbje, pas një goli në sekondat e fundit të Ogbonës për miqtë.

silva mancester siti

Me fillimin e të dytës, ishte Otamendi që riktheu shifrat në baraspeshë. Teksa ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte David Silva ai që me një gol në minutën e 83-të, i dha fitoren e 14-të Sitit në kampionat, me blutë që shkojnë në kuotën e 43 pikëve, 8 më shumë se kushërinjtë e Junajtid, të cilët rënditen të dytët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"