VIDEO/ Manaj shënoi përsëri me “predhë” në goditje dënimi, zbulohet shpejtësia marramendëse e topit në gjuajtjen e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 19:09

VIDEO/ Manaj shënoi përsëri me “predhë” në goditje dënimi, zbulohet shpejtësia marramendëse e topit në gjuajtjen e sulmuesit

Rei Manaj vazhdon të shënojë gola spektakolarë me goditje dënimi. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot përsëri me një gjuajtje të tillë në ndeshjen që Sivaspor humbi me shifrat 2-1 përballë Alaniaspor.

sdffdssfdfsdsfdfsdsfd

Një gjuajtje e jashtëzakonshme, e bazuar te forca e goditjes së lojtarit e cila kaloi murin dhe nuk i dha kohë të reagonte portierit kundërshtar. Ky i fundit nuk kishte se si, pasi gjuajtja e Manajt ka qenë me një shpejtësi marramendëse.

Sipas “beIN Sports”, është përllogaritur se shpejtësia e goditjes së tij kishte qenë 135 km/orë. Një statistikë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar i cili është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të kampionatit dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të njohura turke që janë gati të blejnë kartonin e tij nga Sivaspor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"