VIDEO/ Lëvizja e mrekullueshme e sulmuesit kuqezi kundër Trabzonspor, reagojnë tifozët kundërshtarë: Rei Manaj na mundi i vetëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 22:36

VIDEO/ Lëvizja e mrekullueshme e sulmuesit kuqezi kundër Trabzonspor, reagojnë tifozët kundërshtarë: Rei Manaj na mundi i vetëm

Sivaspori mundi me shifrat 1-0 pasditen e të premtes Trabzonsporin, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit turk të futbollit. Performancë të mrekullueshme bëri edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili dha asistin për golin e fitores së miqve.

bandicam 2024-04-12 22-20-35-697

Lëvizja e tij e bukur në fushë, po ashtu edhe kontrolli i topit ishin në perfeksion, për të mos harruar edhe pasimin që i dha shokut të tij të skuadrës Menig, ku në atë moment harroi rolin e tij si sulmues dhe u bë një mesfushorë.

Pikërisht ky veprim është komentuar shumë edhe nga tifozët kundërshtarë, ku përgëzojnë Manajn për atë çfarë bëri, gjithashtu edhe pohojnë se në një farë mënyre, sulmuesi shqiptar i mundi i vetëm.

bandicam 2024-04-12 22-20-44-370

“Rei Manaj na mundi i vetëm”, shkruhej në një nga reagimet e tifozëve në “Twitter”.  “Meqë ra fjala, Manaj është një lojtar vërtet ekstra. Mënyra se si e merr topin, e fsheh topin, jep pasimin… të gjitha janë punë shumë shtesë. Nëse nuk do të mungonin të huajt, do ta fusja në rotacion vitin e ardhshëm”, shkruan një tjetër tifoz.

Silvaspor me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të të renditjes me 44 pikë, ndërsa Trabzonspor vazhdon në të tretin, duke luftuar deri në fund që të mund të kualifikohet në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"