VIDEO/ Lautaro Martinez mbetet pa shirit, kapiteni i tretë do të udhëheqë Interin në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 18:45

VIDEO/ Lautaro Martinez mbetet pa shirit, kapiteni i tretë do të udhëheqë Interin në finale

Interi zbret në fushë sot në një ndeshje që ka pritur prej më shumë se një dekade. Zikaltërit luajnë ndaj Mançester Sitit në finalen e Ligës së Kampioneve dhe do të tentojnë të bëjnë përsëri të tyrin trofeun.

sdfsdfsdfsdfsdf

Në një ndeshje kaq speciale, ai që do të udhëheqë skuadrën në fushën e lojës, do të jetë kapiteni i tretë i zikaltërve. Te Interi do të jetë Marcelo Brozoviç ai i cili do të mbajë shiritin në ndeshjen e sotme, edhe pse shumëkush mendonte se do të ishte Lautaro Martinez ai i cili do të udhëhiqte skuadrat në fushë.

Kapiteni i parë i Interit është Handanoviç, por ai ka humbur postin e titullarit dhe në vend të tij luan Onana. I dyti është D’Ambrosio, por edhe ky i fundit, rrallëherë sheh fushën e lojës.

Kështu, i treti në radhë është ai që do të mbajë shiritin në krah dhe këtë rol e mban Brozoviç, i cili është titullar në sfidën e sotme, siç treguan edhe kamerat e “Sky Sport” brenda dhomave të zhveshjeve të Interit.

Lautaro është i katërti dhe vetëm nëse mesfushori kroat do të largohet nga fusha gjatë sfidës, do të ketë mundësinë që të mbajë shiritin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"