VIDEO/ Kur Demollari shënonte një gol kryevepër ndaj Anglisë, por anësori e anulonte pa dhënë shpjegime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 12:03

VIDEO/ Kur Demollari shënonte një gol kryevepër ndaj Anglisë, por anësori e anulonte pa dhënë shpjegime

Shqipëria sfidon Anglinë të dielën dhe për një legjendë si Sulejman Demollari menjëherë mendja shkon tek ai supergol i anuluar në ndeshjen e 26 prillit të vitit 1989 në “Uembli”.

pjimage (32)

Ndeshja mbyllej me fitoren e “Tre Luanëve” 5-0, por kur rezultati ishte 2-0, Demollari shënon një gol kryevepër nga jashtë zone, teksa ishte me shpinë nga porta, kthehet dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e dërgon topin ne fundin e rrjetës.

Nuk kishte asnjë parregullsi te shënimi i golit, teksa lojtarët e Shqipërisë nisën të festojnë, ndërsa ata anglezë e nxorën topin nga rrjeta. Megjithatë nuk ishte i këtij mendimi anësori i ndeshjes, I cili e anuloi golin dhe nuk kishte asnjë shpjegim për këtë veprim të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"