VIDEO/ Kukësi triumfon me vuajtje përballë Bylisit, skuadra e Duros i “rrëmben” vendin e dytë ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 20:26

VIDEO/ Kukësi triumfon me vuajtje përballë Bylisit, skuadra e Duros i “rrëmben” vendin e dytë ballshiotëve

Kukësi ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme për skuadrës e trajnerit Shpëtim Duro, e cila e sheh veten në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Partizani, i cili do të përballet ndaj Laçit ditën e hënë në “Elbasan Arena”.

bandicam 2019-11-23 13-54-26-953

Ishin Abazaj dhe Rroca autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që për ballshiotët e Dovedan, vendosi baraspeshën e përkohshme sulmuesi Guindo.

 

bandicam 2019-11-23 14-16-14-389

Në sfidën e radhës, Kukësi do të përballet ndaj Tiranës në transfertë ndërkohë që Bylisi pret Partizanin në shtëpi.

KUKËSI-BYLIS 2-1

Abazaj 21′, Rroca 73′  / Guindo 44′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+2′ Tronditet sërish porta e Bylisin. Abazaj godet shtyllën e majtë pingule të portës së mbrojtur nga portieri Hidi!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Abazaj niset bukur nga e djathta, pro nxitohet në finalizim, duke e dërguar topi jashtë kuadratit!

85′ Ballshiotët hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit, por mbrohen mirë futbollistët e Kukësit, të cilët nuk lejojnë hapësira!

82′ Janku ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrocës!

80′ Kitanovski i kishte të gjitha mundësitë të trefishonte rezultatin, por nuk koordinohet siç duhet shumë pranë portës, duke gabuar tërësisht!

77′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Shkurtaj, vendin e tij e zë Kitanovski!

73′ GOOOOL KUKËSI 2-1/ Verilindorët sërish në avantazh, realizon mesfushori Eduard Rroca! Pas një kombinimi perfekt mes Shkurtajt, Abazajt dhe Rrocës, ky i fundit godet saktë në hyrje të zonës, duke tundur rrjetën! 

71′ Zëvendësim te Bylisit largohet Guindo, vendin e tij e zë Turabov!

70′ Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Abazajt!

63′ Tjetër zëvendësim tek Kukësi, largohet Limaj, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

60′ Murataj kroson bukur nga e djathta, për Celis, i cili provon të shënojë, por topi devijohet në këndore!

57′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Ethemi, vendin e tij e zë Enis Gavazaj!

54′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Vesel Limaj, por topi përfundon mbi traversë!

53′ Zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha, Ndreca, vendin e tij e zë shkodrani Qardaku!

47′ Ndreca rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin nuk kemi të bëjmë me penallti!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ GOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat në “Elbasan Arena” ,  Guindo gjen rrugën e rrjetës. Pas një asist të Muratajt, sulmuesi i skuadrës ballshiote godet saktë me kokë duke e dërguar topin në cepin e portës! 

38′ Këndore për Kukësin, aty ku Mëllugja rrezikon edhe autogolin, teksa Musolli tenton nga distanca por topi shkon shumë larg nga porta, duke mos e pasur forcën e duhur.

33′ Sapo futet në fushë, Celis ekezekuton bukur një goditje dënimi, por reagon mjaft mirë gardiani Xhika, i cili grushton topin!

32′ Zëvendësim i parë te Bylis, largohet nga fusha Ntepe, vendin e tij e zë braziliani Celis!

28′ Fantastik Dashamir Xhika, i cili i mohon një gol të sigurt pas tentativave të Ndrecës dhe Guindos! Vendimtare ndërhyrja e gardianit të skuadrës verilindore!

 25′ Sërish kërcënues Bylisi me Ndrecën, i cili provon me kokë nga brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat! 

21′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Kristal Abazaj kalon në avantazh skuadrën verilindore! Pas një asist të mrekullueshëm nga ana e Musollit, me të jashtmen, Abazaj shkëputet bukur nga e djathta, dhe me një goditje të kalibruar ka surprizuar portierin Hidi, duke tundur rrjetën! 


18′ Minuta më të mira për Bylisin, i cili shfaqet më kërkues në portën e Xhikës!

13′ Peposhi harkon nga e majta drejt zonës, del Xhika, i cili kontrollon gjithçka!

10′ Tjetër tentativë e Ndrecë nga distanca, kësaj here topi është shumë larg kuadratit!

8′ Kundërsulm i shpejt i Bylisin, Ndreca provon me të majtën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën!

7′ Abazaj nga e djathta, provon të fusë një top të rrezikshëm te pika e penalltisë, por largon gjithçka Ntepe.

5′ Goditje dënimi për Bylisin nga e majta, topi shkon për Bajramajn, i cili provon ta devijojë drejt portës, por kontrollon gjithçka portieri Dashamir Xhika!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Abzaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Bylis: Hidi, Janku, Ntephe, Goxha, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

fORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"