VIDEO/ Kualifikimi në gjysmëfinalen e Champions-it, shikoni festën emocionuese të lojtarëve të Bajernit me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 23:17

VIDEO/ Kualifikimi në gjysmëfinalen e Champions-it, shikoni festën emocionuese të lojtarëve të Bajernit me tifozët

Bajerni arriti një kualifikim të vyer në gjysmëfinalen e Champions-it, teksa mposhti Arsenalin në sfidën e kthimit me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Xhoshua Kimish, në minutën e 63-të.

GLY4ScjWIAAg-cT

Teksa sfida e parë në Angli u mbyll në barazim 2-2, ishte Kimish heroi i mbrëmjes së sotme, që çoi peshë zemrat e tifozëve bavarezë që kishin mbushur plot e për plot shkallët e stadiumit. 

Në fund të sfidës nuk mund të mungonte dhe një festë emocionuese, ku lojtarët e Bajnerit dhe tifozët, krijuan një atmosferë elektrizuese. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"