VIDEO/ Kosova e re nuk ia del përballë Armenisë, vetëm barazim falë një goli në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2022 | 22:30

VIDEO/ Kosova e re nuk ia del përballë Armenisë, vetëm barazim falë një goli në shtesë

Kosova ka barazuar sot 2-2 miqësoren e saj përballë përfaqësueses së Armenisë. Një duel i cili ka folur më shumë për “Dardanët” në lojë, por në fund nuk ia kanë dalë që të sigurojnë fitore.

kosova armeni

Skuadra e drejtuar nga Alen Zhires ka krijuar shumë lojë dhe raste. Por kanë qenë miqtë ata të cilët kanë shënuar të parët me anë të Shaghojan në pjesën e parë të sfidës, pas një aksioni të shpejtë individual duke mposhtur Bekajn.

Kosova sulmoi më shumë në fraksionin e dytë të lojës dhe ia doli të gjente barazimin me anë të penalltisë së Lirim Kastratit. Kur dukej se do të vinte goli i dytë i ”Dardanëve”, erdhi goli i miqve me Hovhanisian, i cili çoi topin pas krahëve të Bekajt. Barazimi erdhi vetëm në shtesën e sfidës kur Rudhani vulosi shifrat në 2-2 pas një goditje të devijuar para portës mike.

Kosovë 2-2 Armeni
67′ (p) Kastrati, 90’+3′ Rudhani / 24′ Shaghojan, 82′ Hovhanisian 

GOLI I RUDHANIT

GOLI I HOVHANISIAN

GOLI I KASTRATIT

GOLI I SHAGHOJAN

FORMACIONET ZYRTARE:

2123321

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"