VIDEO/ Klubi i Tiranës bën gjestin human, bardheblutë lumturojnë të rinjtë me aftësi ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 13:57

VIDEO/ Klubi i Tiranës bën gjestin human, bardheblutë lumturojnë të rinjtë me aftësi ndryshe

Klubi i Tiranës ka bërë një gjest human duke kaluar një pasdite argëtuese dhe lumturuar të rinjtë me aftësi të veçanta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë bardheblutë përmes postime në rrjetet sociale.htfjghjh

Njoftimi i plotë

Në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down, KF Tirana iu bashkua Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në fushatën, dedikuar të rinjve me aftësi ndryshe.

Në një pasdite argëtuese në ambientet e kompleksit stërvitor Skënder Halili, të rinjtë e qendrës “Edhe unë mundem”, zhvilluan një seancë stërvitore, të asistuar nga futbollistët dhe stafi teknik i skuadrës së parë të KF Tirana, duke bërë edhe lojëra të ndryshme interaktive.

Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin përfaqësues nga Ambasada Amerikane, teksa KF Tirana gjen rastin të falënderojë për prezencën e tyre, përfaqësueset e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, znj. Amanda Roberson dhe znj. Elisabeth Norikane.

Jemi të lumtur që arritëm t’i dhurojmë një ditë ndryshe të rinjve dhe fëmijëve që takuan nga afër familjen e madhe bardh’ e blu.

@kftirana.al 🤝 @useycalbania 🤝 @usembassytirana 🤝 @edhe.une.mundem


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"