VIDEO/ Kënga e Noyzit dhe shqiponja dykrenare, ja si e festoi Zvicra kualifikimin në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 18:15

VIDEO/ Kënga e Noyzit dhe shqiponja dykrenare, ja si e festoi Zvicra kualifikimin në Botëror

Kombëtarja e Zvicrës, siguroi një biletë mbrëmjen e djeshme për në finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi. Helvetikët arritën ta menaxhonin mjaft mirë fitoren 0-1 në transfertë, teksa në shtëpi barazuan 0-0, duke u kualifikuar për në eventin më të rëndësishëm të globit.

Xhaka

Te Zvicra bëjnë pjesë plot 6 futbollistë shqiptarë dhe nuk kishte si të mungonte atmosfera shqiptare gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori Granit Xhaka postoi një video të shkurtën në Instagram së bashku me mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Akanji, ku në sfond dëgjohej një prej këngëve të reperit shqiptar Noyzi. Në një moment Akanji bashkon duart duke formuar shqiponjën, e cila është simboli i shqiptarisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"