VIDEO/ Katër “shqiponja” në fushë, futbollisti shqiptar i shënon gol Fenerbahçes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 22:15

VIDEO/ Katër “shqiponja” në fushë, futbollisti shqiptar i shënon gol Fenerbahçes

Plot katër futbollistë shqiptarë, u aktivizuan ditën e sotme në duelin që skuadra e Istanbulsporit zhvilloi ndaj Fenerbahçes, në Kupën e Turqisë, një sfidë kjo që përfundoi me rezultatin 3-1, në favor të gjigantëve turq.

Screenshot_18-10-800x450

Rroca, Ethemi dhe Topalli, e nisën ndeshjen si titullarë, teksa Guri u hodh në fushë në startin e pjesës së dytë. Golin e nderit për Istanbulsporin e shënoi shqiptari i Kosovës, Jetmir Topalli, që në minutën e 93-të, tundi rrjetën.

Topalli gjithashtu gjatë këtij sezoni i kishte realizuar dy gola në një ndeshje të Superligës ndaj Fenerbahçes. Falë triumfit të sotëm me rezultatin 3-1, Fenerbahçe avancoi në fazën e 1/8-ave të Kupës së Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"