VIDEO/ Kastrioti mund Teutën me përmbysje, zhyt edhe më shumë durrsakët në fund (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2022 | 22:22

VIDEO/ Kastrioti mund Teutën me përmbysje, zhyt edhe më shumë durrsakët në fund (VIDEO)

Kastrioti ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur me shifrat 2-1 Teutën në duelin e luajtur në Kamëz. Tre pikë që e largojnë nga zona e ftohtë, teksa mbajnë në fund Teutën që për momentin ka sulmin më të keq dhe mbrojtjen më të keqe të Superiores.

kastrioti - teuta

Durrsakët dhanë sinjale se kërkonin pikët sidomos në fillimin e ndeshjes, teksa gjetën golin me një gjuajtje të fortë ndaj Karabecit e më pas  iu afruan disa herë golit të dytë. Por një gol i shkëlqyer i Karakaçit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes pasi krutanët fituan energji nga ai dhe sulmuan pareshtur, duke iu afruar disa herë rrjetën derisa e gjetën përmbysjen falë një penalltie të Morbek.

Në pjesën e dytë, durrsakët u munduan të reagonin por linin hapësira mbrapa për kundërzbritje të shpejta të vendasve. Megjithatë, asnjë skuadër nuk ia doli që të shënonte dhe sfida u mbyll me shifrat 2-1 për krutanët.

KASTRIOTI-TEUTA 2-1
29′ Karakaçi, 45’+1′ Morbek / 13′ Karabeci

KOMENTI LIVE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Kastriotit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Greca dhe Hasani i lënë vendin në fushë Arapit dhe Selmanit.

81’ Greca merr topin në mesfushën kundërshtare dhe niset drejt zonës. Ndalet nga Kotobelli para se të hynte në zonë për të rrezikuar portën durrsake.

81’ Gjinollari merr vendin e Idrizajt në radhët e Teutës.

80′ Hasani ndëshkohet me karton të verdhë për krutanët.

75’ Pas një goditje dënimi, Kodra me kokë tenton të gjejë golin por dërgon sferën mbi traversën e portës krutane.

72’ Idrizaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hasanit.

71’ Boçi merr vendin e Beqajt në minutat e fundit.

69’ Sali ndëshkohet për vonesa në rifillimin e lojës.

69’ Zogaj fiton topin në mesfushë dhe niset drejt zonës, ai arrin të shfaqet në pozicion gjuajtje në krahun e majtë, por tentativa e tij ndalet nga Kuros.

67’ Kastrioti me fat. Një harkim nga L.Vila devijohet me kokë nga Stojanoviç dhe sfera përfundon në traversë e më pas jashtë.

65’ Gjuajtje e fortë e Zogajt nga distanca, por nuk gjen katërkëndorin e portës së Qirkos.

61’ Prenkoçeviç i merr vendin në fushë Morbek në radhët e krutanëve.

57’ Kastrioti i afrohet golit të tretë. Një harkim nga e majta gjen Morbek i cili me kokë gjuan, por çon topin jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Qirkos.

55’ Zëvendësim te Kastrioti, Onanuga merr vendin e Mehmetit.

49’ Dy harkime radhazi në zonën e Kastriotit nuk sjellin rrezikshmëri para portës së Salit.

46’ Fillon pjesa e dytë me një zëvendësim te Teuta, ku Oshafi merr vendin e Jazxhi.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Kastriotit 2-1.

45’+5’ Greca tenton nga jashtë zonës me një gjuajtje të fortë, por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të portës durrsake.

45’+1’ GOOOL KATRIOTI! Shënon Morbek me penallti.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

43’ Penallti për Kastriotin. Pas një tjetër topi në thellësi, Greca mundohet t’i shmanget Markut dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë, gjyqtaria bën shenjë nga pika e bardhë pavarësisht protestave të durrsakëve.

41’ Greca niset me shpejtësi drejt zonës pas një topi në thellësi, kalon Qirkon dhe shënon, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

36’ Zogaj tenton të gjejë portën në të djathtë të zonës durrsake, or sinjalizohet për faull.

31’ Zogaj ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të durrsakëve.

29’ GOOOL KASTRIOTI! Karakaçi lëshon një goditje spektakolare nga distanca dhe sfera ndalet poshtë trekëndëshit të portës së Qirkos që nuk arrin ta devijojë sferën.

19’ Idrizaj nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, por nuk gjen katërkëndorin e portës së Salit. Vuan Kastrioti në këto minuta, ku i ka lëshuar shumë terren durrsakëve të cilët janë në kërkim të golit të dytë.

16’ Rami është i ndëshkuari i parë i ndeshjes me karton të verdhë.

13’ GOOOL TEUTA! Karabeci lëshon një goditje të pakapshme për Salin nga distanca dhe tund rrjetën e portës krutane.

6’ Sfida është e luftuar dhe që në minutat e parë ka vazhdimisht ndërprerje për ndërhyrje të ashpra të futbollistëve.

1’ Nis dueli në stadiumin e Kamzës.

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami; Karakaçi, Hasani, Mehmeti; Zogaj, Morbek, Greca. Trajner: Emiljano Çela.

TEUTA – Qirko; Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi; E. Vila, Beqja, Karabeci, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Olsion Yzeiraj (Patos)

Asistent i parë – Feliks Kolleshi (Tiranë)

Asistent i dytë – Ergys Spahiu (Tiranë)

Arbitër i katërt – Indrit Myrtja (Shkodër)

VAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)

AVAR – Egin Doda (Tiranë)

WhatsApp Image 2022-10-08 at 2.23.44 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"