VIDEO/ Juventusit i mjafton Di Maria, “Zonja” mposht Fraiburgun dhe shkon në avantazhin e një goli në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2023 | 22:55

VIDEO/ Juventusit i mjafton Di Maria, “Zonja” mposht Fraiburgun dhe shkon në avantazhin e një goli në ndeshjen e kthimit

Juventusi ka fituar përballë Fraiburgut në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Europës me rezultatin minimal 1-0.

di maria

Sfida foli më shumë për bardhezinjtë e Alegrit, të cilët dominuan pjesën më të madhe të lojës deri në minutën e 53’, kur erdhi dhe goli nga Di Maria.

Më pas reagimi i gjermanëve nuk mungoi, të cilën gjetën dhe golin, por që u anulua nga VAR për një prekje të topit me dorë.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Gjermani, aty ku Juventusi shkon me avantazhin e një goli, ndërsa Fraiburgu do të përpiqet të bëjë mrekullinë.

REZULTATI:

JUVENTUS 1-0 FRAIBURG

Di Maria 53′

NGJARJET E RËNDËSISHME:

90+5′ Mbyllet sfida!

62′ Një top i ngelur në zonë gjen Hëler, me këtë të fundit që godet dhe çon topin në rrjetë. Gjithsesi VAR e anulon për një prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët gjermanë.

53′ GOOOL JUVENTUS 1-0/ Kostiç hedh një krosim drejt zonës dhe Di Maria me një gjuajtje me kokë e çon topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Kuadrado provon me një gjuajtje e cila ndalet nga Fleken, më pas tentativa e Vlahoviç me kokë shkon jashtë.

31′ Bremer provon një goditje me kokë pas një krosimi në zonë, tentativa e të cilit shkon jashtë.

14′ Rabio gjen rrugën e rrjetës, por gjyqtari akordon një faull të shkaktuar përpara.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

 JUVEEEE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"