VIDEO/ Italia e shtata, listën e kryeson… Franca! Super kompjuteri i “Opta Stats” zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 15:13

VIDEO/ Italia e shtata, listën e kryeson… Franca! Super kompjuteri i “Opta Stats” zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020

EURO 2020 ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa pritet të zbulohen të gjitha kombëtaret, që do të kualifikohen nga grupet, duke vijuar më tej aventurën në këtë kompeticion fantastik.

Grealish-Griezmann-Ronaldo-780x439

Super kompjuteri i faqes së specializuar të statistikave “Opta Stats” ka zbuluar së fundmi shanset e ccdo kombëtareje për të fituar Europianin. Lista kryesohet nga Franca me 23.3 %, ndërkohë që ndjekin Gjermania dhe Portugalia. Ndërkohë për sa i përket Italisë, kombëtarja e kaltër ndodhet në vendin e shtatë me vetëm 6.8 %. Lista mbyllet nga Maqedonia e Veriut me 0%.

Ky modeli parashikimit i Stats Perform vlerëson probabilitetin e rezultatit të secilës ndeshje (fitore, barazim ose humbje) duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e skuadrave sipas Stats Perform. Shanset dhe renditjet bazohen në performancat historike si dhe ato të fundit të ekipit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"