VIDEO/ Interi vuan dëmtimin e Lukakut, nga ana tjetër “i padëshiruari” i zikaltërve i jep fitoren skuadrës së tij me një dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2022 | 16:53

VIDEO/ Interi vuan dëmtimin e Lukakut, nga ana tjetër “i padëshiruari” i zikaltërve i jep fitoren skuadrës së tij me një dopietë

Aleksis Sançez duket se është në formën më të mirë të mundshme pas largimit nga Interi, me sulmuesin kilian që ka shënuar dy gola në fitoren e Marsejës nda Nisës me rezultatin 0-3.

39d6369e1f3dc4f1dd3256f5715fbef5o2

33-vjeçari shënoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 10-të të saj dhe më pas atë të sigurisë në minutën e 43-të që vulosi rezultatin final.

Sançez u largua nga Interi gjatë kësaj merkatoje me palët që ranë dakord për prishjen e kontratës, me zikaltërit që sot mësuan lajmin për dëmtimin e Romelu Lukakut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"