VIDEO/ Interi thyhet në “San Siro”, Higuain nderon Juven dhe i jep vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:00

VIDEO/ Interi thyhet në “San Siro”, Higuain nderon Juven dhe i jep vendin e parë

Juventusi ka arritur të dalë fitues nga derbi i Italisë, duke mundur Interin 1-2.

203934652-a7381e38-952b-40f1-8f3f-0c57f856ce49

Skuadra e Sarrit, kaloi e para në avantazh në minutën e katërt me Dibalën, i cili gjuati me të majtën dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë, nuk gaboi dhe barazoi shifrat.

Ronaldo shënoi në fundin e pjesës së parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nis disi më e qetë, Sarri bëri dy ndërrime, ku futi në lojë Bentankurin dhe Higuainin, të cilët e nderuar, duke bashkëpunuar dhe shënuar golin e fitores për Juven.

Tashmë, bardhezinjtë kanë shkuar 19 pikë dhe ndodhen në vendin e parë, te ndjekur nga Interi me një pikë më pak.

INTER-JUVENTUS 1-2
(Lautaro 18’/ Dibala 4′, Higuain 80′)

KOMENTI LIVE:

90+4′ Përfundon sfida.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

86′ Vesino del në pozicion të prirët, shumë lehtë gjuan topin, i cili ndalet nga Shezni që lexon aksionin dhe ndal uruguajanin.

80′ GOOOOLLLL. Juventusi kalon në avantazh, Higuain nuk gabon dhe bardhezinjtë kryesojnë takimin. Aksion me shumë pasime nga “Zonja”, Bentankur pason te argjentinasi, i cili me forcë godet në qendër të portës dhe gjen rrjetën.


78′ Inter kryen zëvendësimin e fundit, Lautaro del nga loja Politano futet.

76′ Gjuan Lautaro, topi devijon në goditje këndi.

74′ Brozoviç shtyn brenda në zonë Bentankurin, i cili ishte gati të godiste. Roki i sigurt sinjalizoi vazhdimin e lojës.

71′ Emre Çan futet në lojë, Dibala lë fushën e blertë.

62′ Sarri kryen dy zëvendësime. Kedira dhe Bernaderski mjashtë. Higuan dhe Bentankur në lojë.

56′ Rast i mirë për Juven, Dibala del në pozicion disi të prirët gjuan shumë lehtë, por Handanoviç pret. Topi kthehet sërish tek argjentinasi që godet mbi traun e portës.

54′ Godin del nga loja, Bastoni i zë vendin. Konte kryen zëvendësimin e dytë.

49′ Juventusi qarkullon shumë mirë topin, pasime të shkurtra dhe të sakta. Matuidi pason te Bernardeski ai godet jashtë zone me të majtë, Handanoviç këtë herë pret.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+3′ Përfundon 45-minutëshi i parë. Por, një sherr ka pasur mes lojtarësh, teksa po shkonin në dhomat e zhveshjes, aty ku Dibala ka protestuar për një penallti që nuk u dha. Lojtarët e Interit e kanë akuazuar atë për simulim.

45′ Gjyqtari i katërt akordon tre minuta shtesë.

40′ Ronaldo shënon, por goli i tij anulohet. Gjyqtari me anë të VAR-it akordon pozicion jashtë loje.

33′ Sensi i pafat. Dëmtohet dhe del nga fusha, vendin e tij e zë Vesino.

bandicam 2019-10-06 21-22-02-152

28′ Gabim nga Bonuçi, Lautaro fiton topin, gjuan pa vonuar shumë, por Shezni i vëmendshëm grushton.

18′ GOOLL Interi gjen golin e barazimit. Lautaro nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Pas konsultimit me VAR-in Roki, akordon prekje të topit me dorë nga De Ligt.

9′ Lëvizje shumë e bukur e Ronaldos, portugezi godet me të djathtën, topi ndalet në transversë.

4′ GOOOL Juventusi kalon në avantazh. Paolo Dibala godet dhe gjen portën. Handanoviç nuk reagon mirë në këtë rast.

1′ Starton derbi në “San Siro”. Topin e parë e shkelmon Juvja.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviç, Godin, De Vraj, Shkrinjar, D’Ambrozio, Barela, Brozoviç, Sensi, Asamoah, Lautaro, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

Juventus: Shezni, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Matuidi, Pjaniç, Kedira, Bernadeski, Dibala, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri.

formacionet

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"