Video / Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj për një festim goli!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 11:22

Video / Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj për një festim goli!

Futbollistë, kujdes kur festoni golat! Mos ndiqni shembullin e mesfushorit të Hamburgut, Nikolai Myler. Mesfushori i Hamburgut ishte shumë i lumtur që shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij në ndeshjen e hapjes kundër Augsburgut dhe vrapoi drejt këndit për të festuar.

nicolai-mueller

Rrotullimet e tij nuk ishin edhe aq të koordinuara, pasi lojtari u rrëzua keq në tokë duke dëmtuar gjurin dhe duke lënë në mes festimet. Ishte minuta e 8 e ndeshjes por menjëherë u kuptua se situata nuk ishte aq e mirë.

Myler la fushën e lojës i dëmtuar dhe i përlotur mes duartrokitjeve të publikut dhe sot ka kryer testet që konfirmuan diagnozën: Dëmtim i rëndë në gju dhe 7 muaj jashtë fushave të lojës. Gjithçka për një festim goli…

21fa0f6254783cce8336bc46c385f7d2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"