VIDEO/ “Ia vlen të mos shkosh në stërvitje”, Tefik Osmani iu bashkohet studentëve në protestë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2018 | 11:55

VIDEO/ “Ia vlen të mos shkosh në stërvitje”, Tefik Osmani iu bashkohet studentëve në protestë

Kapiteni i Teutës, Tefik Osmani, i është bashkuar protestës të studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e 8 pikave, duke marshuar në rrugët qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.

Osmani

33-vjeçari ka postuar një video në “Facebook”, teksa shkruan se ka vendosur që të mos shkojë në stërvitje ditën e sotme, për të qenë në mbështetje të studentëve.

“Forca më e madhe (Ja vlen të mos shkosh në stërvitje dhe t’ju mbështetësh ju)”, ishin fjalët e mbrojtësit të Teutës në “Facebook”, që shoqëronin këtë video:

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"