VIDEO/ I pranishëm për të marrë medaljen, Kumbulla shkon me skuadrën edhe me paterica: Për ne dhe për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 14:58

VIDEO/ I pranishëm për të marrë medaljen, Kumbulla shkon me skuadrën edhe me paterica: Për ne dhe për ju

Roma ka shansin që të fitojë sot trofeun e dytë europian radhazi, duke qenë se luan në fin ale ndaj Seviljas. Mungesë e rëndësishme për verdhekuqtë ëhstë ajo e Marash Kumbullës që ka këputur ligamentin në ndeshjen ndaj Milanit.

kumbulla

Megjithatë, Kumbulla e ka dhënë kontributin e tij dhe nëse Roma arrin t’ia dalë, një medalje do të ketë edhe për të. Në drejtim të Budapestit, ka udhëtuar dhe vetë mbrojtësi i cili është me paterica pasi ka vetëm 3 javë nga operacioni.

Në një postim në “Instagram”, mbojtësi ka mbështetur skuadrën e tij. “Në Budapest për ne dhe për të gjithë ju. Forca Roma”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares sonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"