VIDEO / I parashikoi Ançelotit shkarkimin që në konferencë, gazetari nigerian kthehet në njeriun e ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2017 | 20:56

VIDEO / I parashikoi Ançelotit shkarkimin që në konferencë, gazetari nigerian kthehet në njeriun e ditës

Oma Akatugba është kthyer në njeriun e ditës pasi arriti të parashikonte shkarkimin e Karlo Ançelotit nga Bajern Mynih para ndeshjes me PSG-në. Gazetari nigerian, i cili jeton në Gjermani, nuk ngurroi t’i bënte pyetje rreth shkarkimit të mundshëm trajnerit italian, edhe pse u shoqërua nga të qeshurat si të Ançelotit, ashtu edhe gazetarëve të tjerë të pranishëm në sallë.

anceloti

“A jeni i shqetësuar se mund të humbi vendin e punës nëse mundeni nesër nga PSG”, pyeti ai, ndërsa Ançeloti u mundua ta kalonte gjithçka me humor. “Pyetje e fortë, nga je ti?”, ishin fjalët e trajnerit. “Jam nga Nigeria dhe futbolli europian është shumë popullor në Nigeri, prandaj jam këtu”, vijoi gazetari.

“Jam i lumtur që nigerianët kujdesen për jetën time”, u mundua të ironizonte Ançeloti. “Por nuk mendoj se do të ndodhë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, është e vërtetë që nuk e nisëm në maksimum sezonin, por është vetëm fillimi. Ndaj do të jetë një ndeshje e rëndësishme nesër, jo vendimtare”, tha ai.

photo

Por pavarësisht mënyrës se si Ançeloti e përshkroi situatën në konferencën për shtyp para ndeshjes, fjalët e gazetarit rezultuan që të ishin një parashikim i mirëfilltë për atë që do të ndodhte pas sfidës me PSG-në. Videoja e konferencës është shpërndare më shpejtësi në internet dhe në 24 orët e fundit, gazetari nigerian ka qenë njeriu i ditës për pyetjen e guximshëm që bëri dhe që në fund rezultoi ajo e duhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"