Postuar: Nëntor 13, 2022 | 21:40
VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 6 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në… Hungari
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e futbollit maqedonas, me fanellën e MOL Feherav, në duelin ndaj Kisvardas të Jasir Asanit, që përfundoi me rezultatin 4-1.
Kastrati e nisi duelin nga stoli teksa u hodh në fushë në minutën e 59-të, vetëm 6 minuta, i mjaftuan për të tundur rrjetën, teksa shënoi golin e tretë për skuadrën e tij. Ky ishte realizimi i dytë në 9 ndeshje të aktivizuara në kampionat për 23-vjeçarin, i cili është një produkt i Shkëndijës së Tiranës.
Gjatë karrierës së tij Kastrati është aktivizuar me skuadra si Lokomotiva e Zagrebit, Dinamo e Zagrebit si dhe Legia e Varshavës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"