VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 6 minuta, Modriç futet nga stoli dhe bën heroin ndaj Seviljas me një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 23:19

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 6 minuta, Modriç futet nga stoli dhe bën heroin ndaj Seviljas me një supergol

Reali i Madridit triumfoi përballe Seviljas me rezultatin 1-0 në “Santiago Bernabeu” në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të La Ligës duke ruajtur diferencën prej tetë pikësh me Barcelonën, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. 

Modric goli

Në këtë duel nuk ishte e lehtë për madrilenët për të çarë mbrojtjen e Seviljas që rezistoi deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur u shfaq Luka Modric me klasin e një futbollisti të jashtëzakonshëm. 

Dhe të mendosh se kroati kishte vetëm 6 minuta në fushë. Ai u aktivizua në minutën e 75-të në vend të Naço Fernandez, teksa në minutën e 81-të, me një gjuajtje spektakolare nga distanca, arriti të tunde rrjetën, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Ançelotit. Duelin e radhës Reali do e luajë në transfertë ndaj Valencias.  

renditja reali

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"