VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë, talenti shqiptar realizon golin e katërt në kampionat anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 0:00

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 2 minuta në fushë, talenti shqiptar realizon golin e katërt në kampionat anglez

Vetëm 2 minuta në fushën e lojës, i mjaftuan talentit shqiptar, Anis Mehmeti për të tundur rrjetën me fanellën e Bristol Sitit në duelin ndaj Bllëkbërn të vlefshëm për javën e 42-të të Championship-it anglez.  

MEHMETI

Mehmeti u aktivizua në minutën e 71-të në vendin e Tuin, ndërkohë që në minutën e 73-të arriti të realizonte golin e tretë për skuadrën e Bristol Sitit.  

Për shqiptarin ky ishte goli i katërt në 34 ndeshje aktivizim me Bristol Sitin. Gjithashtu ai ka arritur të realizojë edhe 1 asist.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"