VIDEO/ “Harakiri” Inter, zikaltërit përmbysen nga Udineze dhe shënojnë një tjetër humbje në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 21:40

VIDEO/ “Harakiri” Inter, zikaltërit përmbysen nga Udineze dhe shënojnë një tjetër humbje në Serinë A

Interi pëson një tjetër humbje në kampionat!

UDINEZE INTER

Skuadra zikaltër është mposhtur me përmbysje ndaj Udinezes me rezultatin 3-1 në stadiumin “Dacia Arena”, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Të parët që kaluan në avantazh ishin të besuarit e Simone Inzagit me një “magji” të Nikolo Barelës me goditje dënimi në minutën e 5′. Baraspesha u vendos në minutën e 22′ ku Milan Skriniar shënon në portën e tij.

Golat e përmbysjes për bardhezinjtë nga Friuli u shënuan nga Bijol dhe Arslan, respektivisht në minutat 85′ dhe 90+3′.

Pas dy fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, respektivisht kundër Torinos dhe Viktoria Plzen, Interi pëson disfatën e tretë në kampionat, pas Lacios në transfertë dhe në derbi ndaj Milanit në stadiumin “San Siro”.

Me këtë humbje, zikaltërit renditen në vendin e 6-të me 12 pikë të grumbulluar, ndërsa Udineze ngjitet në vendin e parë me 16 pikë.

FT | UDINEZE 3-1 INTER

Skriniar (AG) 22′ , Bijol 85′ , Arslan 90+3’/ Barela 5′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+3′ GOOOL UDINEZE 3-1! Friulanët shënojnë sërish me një aksion kundërsulmi, Arslan ishte i saktë duke mposhtur Samir Handanoviç.

90′ Arbitri i katërt akordon 5 minuta shtesë!

85′ GOOOL UDINEZE 2-1! Befasohen zikaltërit, friulanët përmbysin rezultatin me Bijol që kalon bardhezinjtë në avantazh me një gositje me kokë!

80′ Friulanët bëjnë dy zëvendësimet e fundit, ku largohen Udogi dhe Lovriç për t’i bërë vend Ebose dhe Arslan.

79′ Interi kryen zëvendësimin e fundit të takimit teksa largohet Françesko Açerbi për Stefan De Vraj.

73′ Udineze fare pranë golit, teksa Zherar Deulofeu ka goditur shtyllën dhe në të njëjtin aksion pretendohet një penallti për shkak se një nga mbrojtësit zikaltër mund ta kenë prekur topin me dorë.

71′ Interi vazhdon me zëvendësimet teksa largohet Darmian për t’i bërë vend D’Ambrozios.

69′ Udineze kryen dy zëvendësime, largohen Beto dhe Perejra për Suses dhe Ehizibue.

68′ Inzagi hedh në fushë Korrean në vendin e Xhekos.

62′ Friulanët pranë golit, Handanoviç bën heroin teksa ka bërë një super pritje ndaj Lovriç.

61′ Udineze kryen zëvendësim largohet Makendo për t’i bërë vend Samarxhiç.

57′ Brozoviç ndëshkohet me karton të verdhë përshkak të një goditje në dëm të kundërshtarit. Mesfushori kroat i zikaltërve do të humbasë supersfidën e ardhshme ndaj Romës në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 1 tetor në orën 18:00.

55′ Shënon Interi me Edin Xhekon, por sulmuesi boshnjak ndodhej në pozicion jashtë loje dhe anësori ngre flamurin lart.

53′ Krijohet iluzioni i golit, Dumfris shumë pranë golit të avantazhit për nënkampionët e Italisë me një goditje me kokë, por topi përfundon shumë pranë traversës.

50′ Udogi ndalon një aksion të shpejtë të Dumfris me faull, teksa arbitri kryesor e ndëshkon me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë! Zikaltërit e Simone Inzagit shkelmojnë topin për nisjen e fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+1′ Mateo Darmian ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të rrezikshme në dëm të kundërshtarit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!

40′ Perejra ndëshkohet me karton të verdhë pas një goditje në dëm të Federiko Dimarkos.

31′ Inzagi surprizon, kryen dy zëvendësime menjëherë! Largohen Bastoni dhe Mikitarjan për t’i bërë vend, Dimarkos dhe Galiardinit.

22′ GOOOL UDINEZE 1-1! Rikthehet baraspesha në “Dacia Arena”, friulanët shënojnë me një autogol të Skriniarit.

21′ Mikitarjan bëhet lojtari i dytë i Interit dhe i duelit që ndëshkohet me karton të verdhë.

13′ Alesandro Bastoni bëhet futbollisti i parë i duelit që ndëshkohet me karton të verdhë, teksa ka shkaktuar një faull taktik duke i tërhequr fanellën Perejrës në një aksion tepër të rrezikshëm.

5′ GOOOOL INTERI 0-1! Zikaltërit në avantazh falë një magjie të Nikolo Barelës nga goditja e dënimit.

3′ Shkëndija e parë e ndeshjes vjen nga friulanët, Lovriç godet, por topi përfundon shumë pranë shtyllës.

1′ Starton sfida në “Dacia Arena”! Friulanët shkelmojnë topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

UDINEZE (3-5-2): Silvestri; Bekao, Bijol, Perez; Lovriç, Uollas, Makengo, Perejra, Udogi; Beto, Deulofeu. Trajner: Andrea Sotil.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Brozoviç, Mikitarjan, Darmian; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"