VIDEO/ Goli i sulmuesit vlonjat nuk mjafton, në fund festojnë dy shqiptarët… kundërshtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 22:32

VIDEO/ Goli i sulmuesit vlonjat nuk mjafton, në fund festojnë dy shqiptarët… kundërshtarë

Sulmuesi me origjinë vlonjate, Silvio Merkaj, gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e kthimit çerekfinal ndaj Peskarës, por skuadra e tij Entela, nuk ia doli, duke u eliminuar, teksa u mposht me rezultatin 2-3.  

MERKAJ

Merkaj vendosi baraspeshën në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa miqtë nga Peskara, arritën të shënonin edhe 2 herë të tjera në fragmetnin e dytë të ndeshjes, duke mos i dhënë asnjë shans skuadrës së Entelës, teksa në fund festa ishte e gjtha për dy futbollistët shqiptarë të Peskarës, Kraja dhe Kolaj, me këtë të fundit që u hodh në fushë nga stoli, ndërkohë që Kraja ishte titullar.  

Pa harruar edhe Radën, që u aktivizua titullar në radhët e Entelës, në total, numri i futbollistëve shqiptarë që u aktivizuar në këtë duel mes Entelës dhe Peskarës ishte 4. 

Vlen të theksohet fakti se me golin e sotëm, Merkaj e mbylli sezonin me plot 16 gola në 40 ndeshje, duke u shndërruar në një bomber për skuadrën e tij.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"