VIDEO/ Goli i 15-të në kampionat, sulmuesi shqiptar i pandalshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 21:37

VIDEO/ Goli i 15-të në kampionat, sulmuesi shqiptar i pandalshëm

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa është “abonuar” me golin në elitën e futbollit rumun.

rrahmani

23-vjeçari gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në duelin ndaj Kluzh, ku skuadra e Rrahmanit u mposht me rezultatin 1-4 ndaj Kluzh, me sulmuesin që shënoi golin e nderit për vendasit.  

Për shqiptarin e Kosovës, ky ishte goli i 15-të në 18 javë kampionat me fanellën e Rapidit, teksa ka regjistruar edhe 3 asiste. Në këtë duel titullar e nisi vetëm Rrahmani, ndërkohë që Krasniqi dhe Florent Hasani u aktivizuan nga stoli, por nuk mundën të linin gjurmë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"