VIDEO/ Gola dhe spektakël, Vardari përmbys Shkëndijën në Shkup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 17:03

VIDEO/ Gola dhe spektakël, Vardari përmbys Shkëndijën në Shkup

U luajt sot në stadiumin “Fillipi ll” kryendeshja e javës së 10-t në kampionatin maqedonas, ajo mes Vardarit të Shkupit dhe Shëndijës së Tetotëv. Vendasit e Vardarit arritën të “merrnin hak” ndaj Shkëndijës pas humbjes në javën e parë të kampionatit, duke përmbysur epërsinë e kuqezinjve në pjesën e pare, në 4 me 2.

Vardari dhe Shkendija

Zhunior kaloi skuadrën e Qatim Osmanit në avantazh në minutën e 27-t, duke dërgua të tijtë në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli. Pjesa e dytë rezultoi fatale për skuadrën nga Tetova, pasi arriti të pësojë plot 4 gola.

Fillimisht Vardari barazoi rezultatin në minutën e 55 me Felipe, ndësa në minutën e 64-t Ibrahimi kaloi sërish në avantazh Shkëndijën. Pa u mbushur një minutë nga goli i Ibraimit, Blazevski barazoi shifrat. Për golat e fitores menduan Felipe në të 74 dhe Ytalo në të 88.

Pavarësisht humbjes së sotme Shkëndija kryeson ne kuotën e 25 pikëve, 6 më shumë se Vardari, i cili ndodhet në  vendin e dytë, por ka dy ndeshje më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"