VIDEO/ Gol i gjithi shqiptar, Valon Ethemi gjen sërish rrugën e rrjetës në elitën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 13:11

VIDEO/ Gol i gjithi shqiptar, Valon Ethemi gjen sërish rrugën e rrjetës në elitën e Turqisë

Ish-mesfushori  i Kukësit, Valon Ethemi, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit turk me fanellën e Istanbulsporit. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, zhbllokoi duelin ndaj Giresunsporit, në minutën e 18-të, ku pas asistim fantastik të Topallit, u shkëput bukur në qendër, duke dalë i vetëm përballë portierit, teksa nuk fali me gjuajtjen e tij në hyrje të zonës.

Ethemi

Një gol ky i gjithi shqiptar, që i solli avantazhin Istanbulsporit. Ndërkohë në minutën e 30-të, skuadra e Istanbulsporit, mbeti me 10 lojtarë teksa Mehremiç u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Përveç Ethemit dhe Topallit, titullar në këtë duel është dhe Rroca, ndërkohë që Guri dhe Abazaj e nisin nga stoli.

.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"