VIDEO/ Gjyqtari “çmend” Florian Markun, jep vendimin e çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 0:22

VIDEO/ Gjyqtari “çmend” Florian Markun, jep vendimin e çuditshëm në sfidën ndaj britanikut Stjuart

U ngjit mbrëmjen e së shtunës, në ringun e “O2 Arena” të Londrës, boksieri shqiptar,  Florian Marku, i cili disa javë më parë nënshkroi marrëveshje me promotorin e famshëm Edi Hërn, teksa zhvilloi ndeshjen e tetë në boksin profesionist, ku perballë kishte britanikun Xhemi Stjuart, e cila përfundoi në barazim me pikë 78 me 78.

bandicam 2020-12-12 19-51-15-002

Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak boksierit shqiptar, i cili ishte dominues në këtë sfidë ndaj britanikut. Edhe pse Marku e rrëzoi kundërshtarin në raundin e dytë, Stjuart, arriti të çohej, duke vazhduar ndeshjen. Teksa të gjithë prisnin që Makur të shpallej kampion, gjyqtari dha verdiktin për barazim, duke tërbuar Markun dhe duke surprizuar të gjithë, duke përfshirë edhe komentatorët.

Në 7 duelet e tij si profesionist Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stjuart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"