VIDEO/ “Fusha e futbollit është jeta”, mbyll karrierën arbitri i famshëm italian. Juventusi dhe Roma i përgatisin surprizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 15:39

VIDEO/ “Fusha e futbollit është jeta”, mbyll karrierën arbitri i famshëm italian. Juventusi dhe Roma i përgatisin surprizë

Xhanluka Roki arbitroi mbrëmë ndeshjen e tij të fundit në karrierë. Gjyqtari italian vendosi të tërhiqej nga kjo detyrë pas 17 vitesh duke gjykuar sfidën e 263-të në Serinë A.
w_56250291
47-vjeçari mori një përshëndetje të gjatë dhe dashamirëse nga lojtarët e Juventusit dhe Romës.

“Fusha e futbollit është jeta, largimi prej tij më bën të ndihem keq. Falenderoj Juventusin dhe Romën që bënë të përjetoja këtë moment të bukur dhe të paharrueshëm, megjithëse është trishtues”, u shpreh Roki për “Sky Sport Italia”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"