VIDEO/ Hysenbelliu gol dhe asist, por Shqipëria nuk ia del me Bosnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:56

VIDEO/ Hysenbelliu gol dhe asist, por Shqipëria nuk ia del me Bosnjën

Shqipëria e mbylli me humbje, ndeshjen e dytë në grupin C, në Kampionatin Europian të Minifutbollit. Përfaqësuesja shqiptare, u mund me përmbysje përballë Bosnje-Hercegovinës, me shifrat 2-4.

bandicam 2018-08-13 17-48-45-638

Ishte Lovrenoviç që zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë, por Hysenbelliu që përfitoi pas një gabimi të boshnjakëve, dhe Shima që shënoi pas asistit po të kapitenit Hysenbelliu, që në pjesën e parë, përmbysën në 2-1 për Shqipërinë.

Por, në 20 minutat e pjesës së dytë, dy gola të tjerë nga Lovrenoviç dhe një rrjetë e Pantiç, vulosën humbjen 2-4. Shqipëria pati raste edhe për të barazuar, teksa Hysenbelliu goditi edhe një shtyllë, por në fund pa fat. Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë, pas asaj minimale, 1-0 ndaj Kazakistanit.

 

Shqipëri-Bosnjë Hercegovina 2-4

GOL:  Hysenbelliu 12′, Shima 18′ / Lovrinoviç 1′, 31′, 32′, Pantiç 27′, 

Lovrinoviç 32′


Lovrinoviç 31′

Pantiç 27′

Shima 18′ 

Hysenbelliu 12′

Lovrinoviç 1′

 

 

Shqipëria: Bregasi, Antoni, Dobi, Hysenbelliu, Mërtiri, Shima.

bandicam 2018-08-13 16-57-28-312

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"