VIDEO/ Fitore dramatike, gladiatori Gjasula mposht Milot Rashicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:10

VIDEO/ Fitore dramatike, gladiatori Gjasula mposht Milot Rashicën

Padërborni i Klaus Gjasulës ka shtangur Verder Bremenin e Milot Rashicës ditën e sotme duke fituar me rezultatin minimal 0-1 në fushën e Bremenit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili është dhe kapiten te skuadra gjermane, qëndroi në fushë deri në minutën e 84-t, teksa më pas u zëvendësua nga Mishel, i cili ishte dhe autori i golit të fitores në minutën e 90-të.

klaus gjasula

Për sa i përket Rashicës, ylli i Kosovës nuk mundi për më shumë se 90 minuta të zgjidhte takimin me skuadrën që rrezikon qëndrimin në Bundesligën gjermane.

Paderborn

Padërborni merr një fitore jetike në garën për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman duke marrë fitoren e parë pas më shumë se një muaji. Por dhe Verderi nuk i ka punët mirë teksa ndodhet vetëm 2 pikë larg zonës së ‘’ftohtë’’ të rënies nga Bundesliga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"