VIDEO/ Dyshime te goli i bluve, pretendime edhe për dy penallti. Ja moviola në Skënderbeu-Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 12:34

VIDEO/ Dyshime te goli i bluve, pretendime edhe për dy penallti. Ja moviola në Skënderbeu-Dinamo

66’ Skuka rrëzohet në zonë pas driblimit të Sadriut. Arbitri Koçi vijon lojën, ndërsa pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me një rast shumë të dyshimtë ku qëndronin të dy opsionet, pretendimi për 11-metërsh, por edhe ndëshkim i Skukës për simulim.

SK

69′ Në aksionin e golit të Dinamos ka dyshime për prekje topit me dorë nga Skuka në duel me Zguron. Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi e ka prekur topin me dorë, por arbitri dhe anësori vijuan aksionin duke gabuar.

82′ Tjetër moment i dyshimtë në zonën e Skënderbeut, Ibraimi harkon nga e djathta dhe Dumfur devijon me dorë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë me këndore, pavarësisht protestave të Dinamos për penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"