VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe tre gola, Lushnja mposht Vorën në “Roza Haxhiu” dhe sheh veten më pranë “play off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 15:28

VIDEO/ Dy kartonë të kuq dhe tre gola, Lushnja mposht Vorën në “Roza Haxhiu” dhe sheh veten më pranë “play off”-it

Lushnja ka arritur një fitore të madhe përballë Vorës në “Roza Haxhiu” me rezultatin 2-1, në një takim që spektakli u dhurua vetëm në pjesën e parë.

bandicam 2024-02-18 13-52-17-482

Në minutën e 19’, portieri i miqve, Ruçi, u ndëshkua me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës dhe kjo gjë bëri që vendasit të kishin më shumë hapësira, duke gjetur dy herë rrjetën me Cankën në minutat 23’ dhe 28’.

Por në minutën e 32’, ishte Prengaj ai që rihapi takimin, duke i dhënë shpresë miqve, të cilët luftuan deri në fund.

Në minutën e 85’ kapiteni Tabaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë miqtë me 9 lojtarë dhe duke ja bërë gjërat më të vështira, me skuadrën e Maganit që arriti ta menaxhonte lojën deri në fund.

Kështu Lushnja shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e shtatë, po aq sa dhe Korabi që ndodhet në zonën “play off”, ndërsa Vora ndodhet e pashqetësuar në vendin e tretë me 39 pikë, po aq sa Flamuratri i vendit të katërt.

REZULTATI:

LUSHNJA 2-1 VORA

Canka 23′, 28′ / Prengaj 32′

KARTONI I DYTË I VERDHË I TABAKUT (VIDEO)

GOLI I PRENGAJT (VIDEO)

GOLI I DYTË I CANKËS (VIDEO)

GOLI I PARË I CANKËS (VIDEO)

KARTONI I KUQ I RUÇIT (VIDEO)

RASTI I NTEPEH (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

LUSHNJA: Haremi, Andoni, Islami, E.Magani, Dragoi, Tabaku, Sulovari, Lëru, Preknicaj, Ajinde, Canka,

Trajner: G.Magani

VORA: Ruçi, Imami, Gaio, Meta, Sefa, Tabaku, Dalipi, Ntephe, Prengaj, Qardaku, Raboshta.

Trajner: K.Arbëri

GJYQTARË: K.Bajramaj, A.Shkreta (Tiranë), D.Kasa (Kavajë)

VAR: S.Dyrmishi (Elbasani); AVAR: K.Shahini (Durrës)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"