VIDEO/ Duket si lojë kompjuterike! Premier Liga tregon risinë me kamera në trupin e gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 19:00

VIDEO/ Duket si lojë kompjuterike! Premier Liga tregon risinë me kamera në trupin e gjyqtarit

Për momentin duket vetëm një ide spektakolare për të argëtuar tifozët në ndeshje miqësore, por në të ardhmen, mund të bëhet realitet edhe në ndeshje zyrtare. Premier Liga ka vendosur kamera në trupin e gjyqtarëve për të treguar se si përjetohen momentet e lojës dhe pamjet e prodhuara janë spektakolare.

Collage Maker-24-Jul-2023-06-59-PM-2196

Në ndeshjen miqësore mes Fullhem dhe Brentford në turneun veror që po zhvillojnë skuadrat angleze në SHBA, është vendosur që gjyqtari dhe disa lojtarë të mbajnë kamera në trup, për të parë se si reagohet me rezultate me të vërtetë mbresëlënëse.

Mjafton të shohësh golin e shënuar nga Herri Uillson i Fullhem dhe mënyrën se si ndiqet aksioni nga gjyqtari, që gjithçka të të duket si një videolojë.

Një ide që ka entuziazmuar tifozët e shumtë të cilët kanë kërkuar që Premier Liga ta shqyrtojë si mundësi që në të ardhmen të transmetojë ndeshje të veçanta edhe në këtë mënyrë, për të dhuruar një pikëpamje direkt nga fusha e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"