VIDEO/ Dueli direkt për “Final Four” mbyllet në paqe, Skënderbeu i reziston Tiranës edhe me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 23:56

VIDEO/ Dueli direkt për “Final Four” mbyllet në paqe, Skënderbeu i reziston Tiranës edhe me 10 lojtarë

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët sot në një barazim pa gola në një ndeshje mes dy pretendentëve direkt për pjesëmarrjen në “Final Four”. Një barazim që ka ardhur edhe pse Skënderbeu për pjesën më të madhe të ndeshjes luajti me 10 lojtarë.

bandicam 2024-04-08 18-02-08-536

Kartoni i kuq i Rabiu në minutat e parë të sfidës i dha një avantazh Tiranës, por në fakt ishin vendasit ata të cilët kërkuan në pjesën e parë më me ngulm golin. Liço kishte mundësinë e artë të shënonte, por shpërdoroi një penallti, i ndalur nga Kozi.

Në pjesën e dytë, Tirana fitoi terren e provoi disa herë që të kalonte portierin Alia, pa sukses. Kështu, palët u ndanë me një barazim që i lë të dy skuadrat jashtë katërshes së parë, por plotësisht në garë për atë objektiv.

SKËNDERBEU-TIRANA 0-0
KK: 15′ Rabiu

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet pa gola ndeshja në Korçë.

90’+2’ Tola ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë për faull ndaj Liços.

90’+2’ Deliu i lë vendin në fushë Tolës në radhët e Tiranës.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Patrik është futbollisti i radhës i bardhebluve që provon portën nga distanca, pa gjetur katërkëndorin e vendasve.

86’ Kabrel ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hoxhallarit.

86’ Kabrel merr vendin e Rashicës në radhët e korçarëve.

85’ Haxhiu ka mundësinë e mirë në të djathtën të provojë portën, por bllokohet nga Prençi në pozicion.

82’ Deliu lëshon një gjuajtje të befasishme nga jashtë zonës, Alia grushton duke çuar sferën në këndore. (VIDEO)

79’ Haxhiu mundohet të fitojë penallti duke u rrëzuar në zonë, Janaqi tërheq këmbën në momentin e fundit duke shmangur kontaktin. (VIDEO)

77’ Karton i verdhë edhe për Deliun për një ndërhyrje ndaj Liços.

71’ Një harkim në zonë pas një goditje dënimi gjen Prençin i cili gjuan me kokë dhe çon sferën në rrjetën e sipërme të portës bardheblu. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

69’ Pasim nga e majta në zonë për Abazajn i cili gabon në mënyrë të pabesueshme duke fluturuar sferën mbi traversë nga një distancë e afërt.

66’ Pas një goditje dënimi, bardheblutë pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë, por Koçi lë lojën të vijojë. (VIDEO)

63’ Nikqi hyn në fushë në vend të Lushkjes në radhët e Tiranës.

62’ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli kundër Nikajt.

60’ Rashica nga e majta mundohet të gjejë hapësirën për të gjuajtur, por mbyllet mirë nga Hoxhallari brenda zonës së bardhebluve.

57’ Rashica provon të hyjë në zonë, por rrëzohet pas një kontakti me Hoxhallarin. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

56’ Tirana po gjen vazhdimisht hapësira për të tentuar portën në pjesën e dytë, teksa provon përsëri me Jonuzin i cili nuk gjen portën me gjuajtjen e radhës.

54’ Një harkim nga e majta gjen në zonë Abazajn i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën me goditjen e tij. (VIDEO)

52’ Provon edhe Deliu me një gjuajtje ballore nga distanca, sfera shkon në duart e portierit Alia. (VIDEO)

49’ Haxhiu harkon në zonë nga këndorja, Aliu grushton dhe largon rrezikun.

48’ Jonuzi gjen hapësirën për të gjuajtur dhe tenton nga jashtë zonës, Alia devijon në goditje nga këndi. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera mes skuadrave.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+4’ Abazaj harkon në zonë një goditje këndi, sfera shkon në duart e portierit Alia.

45′ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Tenton edhe Mici me një gjuajtje të fortë diagonale, që shkon jashtë në të majtë të portierit Alia.

43’ Patrik bën gjuajtjen e parë të mirëfilltë drejt portës vendase, me një të majtë të fortë nga jashtë zonës që kalon mbi traversë. (VIDEO)

41’ Pak më mirë Tirana në këto minuta, duke fituar terren e zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

35’ Prençi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull gjatë aksionit të mëparshëm.

35’ Abazaj del para në të djathtën, por gabon plotësisht krosimin në zonën e korçarëve.

30’ Liço gjuan por Kozi bën heroin duke pritur penalltinë e kapitenit të korçarëve. (VIDEO)

29’ Pas një goditje këndi, gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë nga Deliu në zonë. (VIDEO)

27’ Rashica provon eurogolin me një goditje nga këndi që shkon direkt në portë, Kozi largon sferën. (VIDEO)

25’ Top në thellësi për Nikajn i cili gjuan para një ndërhyje të rëndë të Kozit ndaj tij. Sfera shkon jashtë ndërsa Koçi i tregon vetëm të verdhin portierit të Tiranës, mes protestave të vendasve të cilët kërkojnë të kuq. (VIDEO)

21’ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, Haxhiu ndalet nga Dumfur para se të hynte në zonë.

20’ Patrik hyn në vend të Latifit të larguar nga fusha pak minuta më parë.

20’ Faull i deliut ndaj Rashicës, protesta të vendasve që kërkojnë karton por gjyqtari Koçi nuk e sheh të arsyeshme ta ndëshkojë. (VIDEO)

18’ Latifi nuk mund të vazhdojë më pas asaj ndërhyrje dhe lë fushën e lojës, Tirana bëhet gati për një zëvendësim të detyruar.

15’ Gjyqtari Koçi thirret nga VAR-i për të rishikuar ndërhyrjen e Rabiu dhe pas pak çastesh të shikimit të pamjeve, anulon të verdhin dhe i tregon të kuqin futbollistit të Skënderbeut. (VIDEO)

13’ Rabiu ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Latifit.

12’ Rashica bën një lëvizje spektakolare në të majtën e sulmit, duke kaluar Hoxhallarin. Por pasimi në qendër nuk shfrytëzohet nga shokët e skuadrës.

9’ Liço depërton në zonë dhe provon të gjuajë me të majtën, mbrojtja bardheblu i largon sferën në momentin vendimtar.

4’ Skënderbeu ka iniciativën në minutat e para të ndeshjes, duke kërkuar që të gjejë hapësira për të rrezikuar.

1’ Nis dueli në stadiumin e Korçës.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Janaqi, Juri, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TIRANA: Kozi, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Haxhiu, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Latifi, Abazaj.
Trajner: Erbim Fagu

2

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"