VIDEO/ Dortmund presion Bajernit, fitore me vuajtje në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 18:15

VIDEO/ Dortmund presion Bajernit, fitore me vuajtje në transfertë

Borusia Dortmund e la pas disfatën e Kupës me St. Pauli të martën dhe arriti të merrte një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion në Bundesliga.

dortmund

Djemtë e drejtuar nga Marko Rose fitoren me vuajtje kundër Hofenhaim në transfertë me shifrat 2-3. Norvegjezi Haland e filloi siparin e golave që në minutën e 6’ të takimit, duke treguar forcën e Dortmund, por vetëm pak sekonda nga fundi i pjesës së parë Kramariç barazoi rezultatin.

Dortmund e filloi dhe pjesën e dytë me një ritëm të lartë ku shënoi dy herë në 58’ dhe 66’. Ruter mendoi të mbante shpresën gjallë me një gol në të 77’ por më pas shifrat nuk ndryshuan më.

Një fitore spektakolare e arriti dhe Bajer Leverkusen, e cila mposhti 5-1 Augsburg për të marrë fitoren e dytë radhazi dhe për të forcuar pozitat në zonën “Champions”.

REZULTATET:

Hofenhaim 2-3 Dortmund

B. Leverkusen 5-1 Augsburg

B. Mënshengladbah 1-2 Union Berlin

Fraiburg 2-0 Shtutgart

G. Fyrth 2-1 Mainc

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"