VIDEO/ “Do buçasi prapë jehoha”, Tirana promo speciale me këngë e valle për startin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 15:22

VIDEO/ “Do buçasi prapë jehoha”, Tirana promo speciale me këngë e valle për startin e kampionatit

Tirana po bën përgatitjet e fundit për startin e ri të kampionatit ku në javën e parë bardheblutë do të ndeshen me Skënderbeun në stadiumin ‘Selman Stermasi’.

pjimage (9)

Për të karikuar tifozët e saj, Tirana ka publikuar një promo mjaft interesante duke bërë një miks pamjesh e këngësh nga origjinat e futbollistëve bardheblu.

Në video natyrisht protagonist janë vetë lojtarët e Tiranës të cilët ja marrin valles në fushën stërvitore si për të treguar frymën pozitive që ka skuadra para startit të kampionatit.

Me kontingjentin e krijuar, Tirana pritet të jetë një ndër skuadra pretendente për titull këtë sezon pas një sezoni të kaluar jo fortë të mirë, ku ndërruan dhe 3 herë trajnerin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"