VIDEO/ “Diktatori” Pakult, nxjerr ekipin për stërvitje në Shkodër pas fitores me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 22:50

VIDEO/ “Diktatori” Pakult, nxjerr ekipin për stërvitje në Shkodër pas fitores me Vllazninë

Kukësi fitoi në Shkodër, teksa mundi Vllazninë bindshëm me shifrat 1-3. Edhe debutimi në krye të verilindorëve për trajneri austriak, Piter Pakult, erdhi me këmbën e mbarë.

kukesi

Por, “diktatori” duket se nuk kënaqet vetëm me një ndeshje, dhe ka filluar që tani të mendojë për tjetrën. Ai e ka nxjerrë skuadrën, menjëherë pas mbylljes së takimit, për t’u stërvitur në fushën e “Loro Boriçit”. Siç tha edhe në intervistën pas ndeshjes, kjo është diçka normale për të, për të rigjeneruar muskujt e futbollistëve, në dobi të takimit të radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"