VIDEO/ Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar, portieri përfundon në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2018 | 9:58

VIDEO/ Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar, portieri përfundon në spital

Është e pamundur, që dhuna të mos jetë prezente qoftë dhe një javë të vetme në ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Grupi B është ai që shquhet më se tepërmi për përplasjet dhe presionin e vazhdueshëm që ushtrohet ndaj ekipit kundërshtar dhe ndaj gjyqtarëve.

Dhuna Sarande

Akte dhune janë regjistruar ditën e djeshme në ndeshjen mes Delvinës dhe Skraparit. Futbollistët janë përfshirë në një sherr masiv në mesin e fushës, teksa është dashur ndërhyrja e Forcave të Rendit që situata të qetësohej.

Si pasoj e dhunës së ushtruar, portieri i Skraparit, Spaho, ka përfunduar në spital, për të marrë mjekim. Nuk kanë munguar as sendet e forta të lëshuara nga tifozët e Delvinës. Për më tepër ndiqni pamjet:

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"