VIDEO/ Derbi Tirana-Partizani mbyllet me përleshje masive, shikoni çfarë ndodhi në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 0:00

VIDEO/ Derbi Tirana-Partizani mbyllet me përleshje masive, shikoni çfarë ndodhi në “Air Albania”

Një përplasje masive u regjistrua në fundin e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Ashtu si edhe në derbin e kaluar, edhe në këtë përballje, protagonistë ishin Albano Aleksi dhe Valentino Murataj që ndezën gjithçka.

partizani tirana

Mesfushori i skuadrës së kuqe, shkoi tek tifozët e Partizanit, mori flamur gjigant, teksa tentoi ta nguliste në qendrën e fushës, teksa menjëherë u vërsul Albano Aleksi për ta parandaluar.

Në këtë moment më pas nisi dhe përplasja masive, teksa i papërmbajtshëm dukej dhe braziliani Patrik. Nuk munguan edhe disa tifozë që u futën në fushë, por për fat të mirë gjithçka u normalizua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"