VIDEO/ Derbi anglez shkon për “Djajtë e Kuq”, Mançester Junajtid mund pa probleme Arsenalin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 9:00

VIDEO/ Derbi anglez shkon për “Djajtë e Kuq”, Mançester Junajtid mund pa probleme Arsenalin në miqësore

Mançester Junajtid ka arritur të fitojë në miqësoren e radhës kundër Arsenalit me rezultatin 0-2, në një stadium të mbushur plot në Nju Xhersi.

arsenal junajtid

Sfida foli më shumë për “Djajtë e Kuq” të cilët në minutën e 30’ gjetën golin me anë të Bruno Fernandesh dhe 7 minuta më vonë ishte Sanço ai që dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë u mbyll pa gola, por për të argëtuar publikun e pranishëm, të dyja skuadrat zgjodhën që të kryenin dhe goditjet e penalltive, nga të cilat sërish fitoi Junajtid.

Sfida e radhës për “Djajtë” do të jetë kundër Rekshem, ndërsa Arsenali do të luajë kundër Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"