VIDEO/ Debutim i tmerrshëm i Kiezës me Juventusin, futbollisti shkakton ndërhyrje horror dhe lë ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 22:00

VIDEO/ Debutim i tmerrshëm i Kiezës me Juventusin, futbollisti shkakton ndërhyrje horror dhe lë ndeshjen

Debutimi i Federiko Kiezës me Juventusit u mbyll shpejt dhe në mënyrën më të shëmtuar. Mesfushori i ri i bardhezinjve u ndëshkua direkt me kartonin e kuq për një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj lojtarit të Krotones Luka Cigarini.

juventus

Në minutën e 60-të të sfidës, ish-futbollisti i Fiorentinës vrapon për të arritur topin dhe shkel fort me takë këmbën e kundërshtarit. Vetë lojtari u ndie i penduar për ndërhyrjen e kryer, por për gjyqtarin e sfidës nuk pati asnjë diskutim për të akorduar kartonin e kuq.

kieza karton i kuq on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"