VIDEO/ Darmstadt fiton me Gjasulën në fushë, triumfon edhe Lajpcig

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 18:50

VIDEO/ Darmstadt fiton me Gjasulën në fushë, triumfon edhe Lajpcig

Lajpcig nuk gaboi në transfertë ndaj Heidenheim me miqtë që triumfuan me shifrat 1-2.

2-2-1

Sesko zhbllokoi sfidën minutën e 42 dhe vendasit barazuan në të 69-tën me anë të Dovedan. Goli i fitores erdhi në minutën e 85 pas një kundërsulmi perfekt të finalizuar nga Openda.


Darmstadt mposhti Këlnin në transfertë me rezultatin 0-2. Titullar në këtë sukses për Darmastadtin ishte edhe lojtari i kombëtares, Klaus Gjasula që luajti deri në minutën e 43, ku u zëvendësua për shkak të një dëmtimi.

Në ndeshjet e tjera, Hofenheim mposhti 4-3, Borusia Mynshengladbah, ndërsa Volfsburg fitoi 1-0 ndaj Bokum.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"